Kadaj-Bujupi tregon përse Ahmeti humbi vota në Prishtinë

Kadaj-Bujupi tregon përse Ahmeti humbi vota në Prishtinë

“Të gjithë atyre të cilëve iu prekën interesat prej vitit 2013” nga udhëheqja e Shpend Ahmetit u bashkuan pikërisht kundër tij.

Kështu ka thënë sot deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi.

“Ka pasur mobilizim të jashtëzakonshëm të të gjithë atyre të cilëve iu preken interesat prej vitit 2013 në kuptim të asaj që Shpendi dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë ndalë ndërtimet ilegale, pa leje, me të njohshëm dhe ka qenë njëfarë përpjekje që me u hakmarrë”, ka thënë ajo.

Rezultatet e publikuara nga KQZ-ja të balotazhit të zgjedhjeve lokale tregojnë një diferencë tejet të ngushtë mes kryetarit aktual, Shpend Ahmeti dhe kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi.