Kadaj-Bujupi pyet se ku janë 200 mijë vendet e punës që premtoi kryeministri

25.09.2016 14:56

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi ka deklaruar se sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar 2015, papunësia te të rinjtë në Kosovë është rritur në 61 për qind.

Kadaj-Bujupi pyet se ku janë 200 mijë vendet e punës që premtoi kryeministri

Përmes një deklarate të bërë në faqen e saj të Facebook-ut, deputetja e VV-së pyet qeverinë se ku janë “20 mijë vendet e premtuara të punës”, raporton Insajderi.

“Dhe, ajo është rritur për 5% krahasuar me vitin paraprak. Na ndajnë vetëm një muaj deri te Raporti i radhës sivjet. Ku janë ato premtimet për 200 mijë e 120 mijë vende të reja të punës nga fushata e qershorit 2014?”, pyet Kadaj-Bujupi.

Ajo shtron dilemën nese partitë në pushtet e kanë pasur fjalën për “200 minj e 120 minj të partive të tyre që u shtuan nëpër institucione për brejtjen e sistemit shtetëror.”

Kryeministri aktual i Koosvës, Isa Mustafa kishte premtuar punësimin e rreth 200 mijë qytetarëve të Kosovës, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014. /Insajderi.com