Kadaj-Bujupi: Për koalicionin PAN, Veseli është më i madh se Kosova

Kadaj-Bujupi: Për koalicionin PAN, Veseli është më i madh se Kosova

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka akuzuar koalicionin PAN se po mban të bllokuar shtetin duke insistua në kandidimin e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Sipas deputetes Kadaj-Bujupi, për koalicionin PAN, Kadri Veseli është më i rëndësishëm se shteti.

“Ne e kemi bllokuar zgjedhjen e Veselit, sepse besojmë se ai është kandidati më i papërshtatshëm për këtë post, kurse ata e kanë bllokuar shtetin, duke besuar që Kadriu është më i madh se Kosova,” ka thënë Kadaj-Bujupi pas përfundimit të seancës së sotme.

Edhe seanca e sotme nuk solli rezultat në formimin e institucioneve, meqë koalicioni PAN refuzoi pjesëmarrjen./Insajderi.com