Kadaj-Bujupi kishte një pyetje për deputetin e PDK-së në seancën gjyqësore

Kadaj-Bujupi kishte një pyetje për deputetin e PDK-së në seancën gjyqësore

Deputetja e akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Donika Kadaj – Bujupi, është duke shfrytëzuar të drejtën e saj t’i bëjë pyetje deputetit, sot në cilësinë e dëshmitarit lidhur me këtë rast, Bekim Haxhiut.

Mirëpo, ajo e pyeti dëshmitarin lidhur me Halit Terrnavcin, që sipas Kadaj – Bujupit, ishte funksionar në ish-Jugosllavi. Kjo pyetje u refuzua nga Gjykata, por Bekim Haxhiu u përgjigj në fund të dëshmisë së tij

Donika Kadaj – Bujupi, deputete e VV-së që po akuzohet bashkë me Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, është duke shfrytëzuar të drejtën që t’i bëjë pyetje deputetit, sot dëshmitar Bekim Haxhiut, raporton Gazeta Express.

Ajo e ka pyetur Haxhiun se a ka lidhje me Halit Terrnavcin, siç tha ajo, funksionar në ish-Jugosllavi. Kjo pyetje fillimisht u refuzua nga gjyqtari dhe i ka tërhequr vërejtjen të akuzuarës se pyetje të tilla nuk lejohen në Gjykatë për këtë rast, por dëshmitari i dha përgjigje deputetes së akuzuar në fund të dëshmisë së tij.

“Fshati ku unë kam lind ka dhënë katër dëshmorë, 42 ushtarë të UÇK-së, 12 prej lagjes së Halit Terrnovcit, dhe të apostrofuarin e kanë përzënë në vitin ’90 për në Beograd me vezë e me patate, kështu që, mbajeni ju për nder atë”, – kështu i është përgjigjur në fund të dëshmisë së tij, Bekim Haxhiu pyetjes së Donika Kadaj – Bujupit.