Kabashi dhe Barcelona të befasuar me ftesën e Kosovës

Një 16-vjeçar të luajë në përfaqësuese të futbollit është rast jo shumë i rastësishëm në lojën e futbollit. Kjo i ka lënë të befasuar edhe futbollisitin e Barcelonës, Labinot Kabashin dhe skuadrën e tij, Barcelonën.

Kabashi dhe Barcelona të befasuar me ftesën e Kosovës

Në një shkrim të publikuar në faqën zyrtare të Barcelonës, klubi katalanas e cilëson “befasuese” ftesën e Kabashit nga Kosova.

“16 vjeçari Kabashi fiton një ftesë befasuese nga përfaqësuesja e parë e Kosovës”, shkruan faqja zyrtare e Klubit të Barcelonës.

Ndërsa Kabashi tregon se si i erdhi ajo ftesë e papritur nga përfaqësuesja e Kosovës, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Po mendoja se dikush po bënte shaka me mua, mirëpo më vonë e kuptova që ishte e vërtetë dhe tani jam i lumtur”, tha futbollsti i skuadrës së 18 vjeçarëve të Barcelonës.

Kabashi, i lindur në Skënderaj, luan me Barcelonën që prej vitit 2009 derisa ende i duhen hapa për tu ngjitur në skuadrën B apo A të Barcelonës. Momentalisht, 16-vjeçari luan me skuadrën e dytë të 18 vjeçarëve të Barcelonës. /Insajderi.com