A ka qenë Kosova e barabartë me Serbinë në dialogun e deritashëm

A ka qenë Kosova e barabartë me Serbinë në dialogun e deritashëm

Detyra e Avni Arifit si udhëheqës i delegacionit të qeverisë kosovare për bisedime me Serbinë nuk nisi mbarë.

Arifi, pas anulimit të takimit nga delegacioni serb, gjatë ditës, është kthyer në Kosovë, por nuk ka qenë i interesuar të komentojë deklaratat e shefit të tij, Ramush Haradinaj, që formatin e dialogut të deritanishëm e quajti të konsumuar.

Sipas analistit Krenar Shala, deri tani, Kosova nuk ka qenë palë e barabartë në dialog.
Ndërsa, Jeta Krasniqi nga KDI-ja thotë se pak rezultate janë arritur në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, e nuk ka pasur strategji paraprakisht. Megjithatë, Krasniqi thotë se edhe rrjedha e dialogut do të varet nga zhvillimet tjera në vend si ato rreth Gjykatës Speciale, raporton ktv.

Kryeministri Haradinaj, pas suspendimit të dialogut të martën nga ana e Serbisë si rezultat i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, tha se është i nevojshëm kalimi në fazën finale të dialogut, që nënkupton njohjen reciproke.

Dialogu Kosovë – Serbi kishte nisur në vitin 2011, për të arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve dy vjet më pas.