MAShT siguron maturantët se testet e Maturës nuk janë ato që pretendohet se janë publikuar

MAShT siguron maturantët se testet e Maturës nuk janë ato që pretendohet se janë publikuar

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ju bën apel të gjithë nxënësve, të cilët këtë vit i nënshtrohen testit të Maturës Shtetërore, që të mos bien pre e keqpërdoruesve, të cilët pretendojnë se e kanë publikuar testin për ditën e dytë në rrjete sociale.

MAShT siguron të gjithë nxënësit se testet e publikuara nuk janë testet të cilat do t’i kenë para vetes në ditën e testimit.