Ka një arsye pse Princi William dhe Kate Middleton nuk kapen kurrë për dore

11.11.2017 12:01
Ka një arsye pse Princi William dhe Kate Middleton nuk kapen kurrë për dore

Fotot e publikuara një javë më parë të Princit Harry dhe të fejuarës, Meghan Markle, i treguan publikut anën më romantike të një prej përfaqësuesve të familjes mbretërore më të rëndësishme në botë, familjes mbretërore britanike. Të shfaqur pranë njëri-tjetrit duke u përkëdhelur dhe puthur, Harry dhe Meghan fituan shumë shpejt simpatinë e publikut, por gjithashtu ngritën shumë dyshime tek i fundit se përse William dhe Kate nuk kapen kurrë për dore apo të tregojnë gjeste dashurie në fotot dhe daljet e tyre publike.

Ekzsiton një arsye e thjeshtë pas gjithë saj. Ndryshe nga ç’mund ta mendoni, nuk është mbretëresha Elizabeta, por portokolli mbretëror. Princi William është trashëgimtari më i afërt i fronit mbretëror, ndryshe nga Harry që është në linjën e 6-të të trashëgimtarëve. Ai pritet të marrë të gjitha funksionet dhe detyrat që ka aktualisht mbretëresha, kështu që çdo lloj shenje afeksioni mes tij dhe Kate do të interpretohej si pak elegant dhe i papërshtatshëm për pozizcionin e tij. Shumë të çuditshëm këta mbretërit, apo jo? / Tirana Observer