Ka nisur protesta për Kosovën në Bruksel

Ka nisur protesta për Kosovën në Bruksel

Ka nisur protesta paqësore para Parlamentit Evropian në Bruksel ku po kërkohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit, njohja e pavarësisë nga Spanja, Slovakia, Qiproja, Greqai dhe Rumania.

Atje po kërkohet edhe kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian.

Kjo protestë po zhvillohet për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një iniciativë të profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 eurodeputetëve dhe 28 eurokomisionerëve të librit të tij ‘Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët  1844-1999’, njofton Klan Kosova.