Kanë kaluar pesë vjet që nisi ndërtimi i Kullës së Shaban Polluzhës, e ajo ende nuk u përfundua. Madje edhe punët që u kryen deri në këtë fazë kanë nisur të shkatërrohen.
Mos përfundimin e kullës së heroit gurthemelin e të cilit e kishte vendosur vet Hashim Thaçi sa ishte kryeministër, stërnipi i Shaban Polluzhës, Zahir Kastrati po e sheh si të pavend karshi veprës së heroit.
Madje, pasardhësi i heroit kombëtar ka kritika edhe për ndërtimin e deritashëm që është bërë.
Nipi i Shaban Polluzhës, i cili luftoi kundër komunistëve pas luftës së Dytë Botërore, thotë se këtij vendi duhet ti kthehet nami i dikurshëm./KlanK