Ka ndërruar jetë legjenda e rokenrollit Chuck Berry

Ka ndërruar jetë legjenda e rokenrollit Chuck Berry

Legjenda e rokenrollit, Chuck Berry ka vdekur në moshën 90 vjeçare, ka bërë të ditur policia amerikane e shtetit federal, Mizuri, shkruan BBC.

Ai është gjetur i vdekur në kohën e drekës, të shtunën. Policia thotë se kanë marrë thirrje rreth orës 12.40 sipas kohës lokale, që në shtëpi e kanë gjetur një person pa shenja jete.

Karriera e Chuck Berryt ka zgjatur më shumë se shtatë dekada. Ai ka bashkuar bluzin dhe svingut në fenomenin e Rokenrollit të hershëm.

Ka pasur shumë hite, në mesin e të cilëve më së shumti dallohet “Johnny B. Good”, një nga këngët me të dashura në histori të muzikës.