A ka hequr dorë Haradinaj nga posti i kryeministrit?

A ka hequr dorë Haradinaj nga posti i kryeministrit?

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi është deklaruar në lidhje me shkrimin e mediumit rus, Sputnik. Ai ka thënë se e tërë shkrimi i kësaj gazetë është shpifje dhe nuk është aspak e vërtetë se Haradinaj ka hequr dorë nga kandidatura e tij për kryeministër.

“Ne nuk i komentojmë deklaratat e gazetave ruse, por është komplet shpifje dhe e pavërtet shkrimi i kësaj gazete”, ka thënë Isufi shkurtë për Insajderin.

Mediumi rus Sputnik më herët ka shkruar se në këmbim të shumicës, Ramush Haradinaj do të heqë dorë nga pozita e kryeministrit për t’a bërë kryeministre themeluesen e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila