Ka filluar seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin terrorist

25.08.2017 10:54
Ka filluar seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin terrorist

Seanca gjyqësore ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, të cilët dyshohen për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit ka nisur para pak minutash.

Kujtojmë se trupi gjykues në seancën e kaluar i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.

Të akuzuarit: Atdhe Arifi, Egzon Halili, Adea Batusha si dhe deputet i zgjedhur Frashër Krasniqi dyshohen se kanë sulmuar me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit të kaluar.