Ka 105 vjet, por mbanë në mend ditëlindjet e 51 nipërve

Ka 105 vjet, por mbanë në mend ditëlindjet e 51 nipërve

Lucinda Edge e njohur si Lucie nga Devon i Anglisë, ka më shumë se një shekull jetë, por nuk i harron asnjëherë ditëlindjet e nipërve.

Me gjithë peshën e viteve, gjyshja 105-vjeçare i mban mend mirë ditëlindjet dhe nuk i ngatërron emrat e 18 nipërve, 27 stërnipërve dhe gjashtë fëmijëve të tyre.

Pak para se t’ju afrohet dita e caktuar, Lucie e shkruan kartolinën dhe e dërgon me postë në mënyrë që t’ju arrijë me kohë.

Lucinda me të bijën gjatë festimit të ditëlindjes

“Është një grua e urtë dhe e dashur, me memorie të shkëlqyer. Me kalimin e viteve i është dobësuar shikimi, por jo edhe mbajtja mend”, ka thënë vajza e saj, Mavis.

“Prej se vdiq babai, nëna jeton me mua, por në dhjetë vitet e fundit kërkoi që ta dërgojmë në shtëpinë e të moshuarve. Na befason gjithmonë me kartolinat dhe telefonatat për data të veçanta”.

Gruaja e lindur më 2 janar të vitit 1912, ka përjetuar dy luftëra botërore, si dhe ka pasur vështirësi të mëdha derisa i ka rritur katër fëmijë.

Mirëpo, të gjithë familjarët kudo që janë, mblidhen në shtëpinë e vajzës së saj për t’ia festuar ditëlindjen./Insajderi.com