Juventusit i mjafton një gol nga penalltia, mposht Porton [video]

Juventusit i mjafton një gol nga penalltia, mposht Porton [video]

Juventus ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Porton në kuadër të Ligës së Kampionëve, kësaj radhe me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi Paulo Dybala, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Juventus bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale, pasi më herët këtë fazë e siguruan edhe Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Dortmund dhe Leicester Cityt. /Insajderi.com

[arve url=”//streamable.com/e/ivh5n”/]