Juventusi i vitit 2001 që prodhoi 14 trajnerë

Juventusi i vitit 2001 që prodhoi 14 trajnerë

Ishte maji i vitit 2001, kur Juventus e pa titullin e Serie A t’i ikte nga duart për të dytën vit me radhë. Roma, që atëherë drejtohej nga Fabio Capello, kishte fituar 3-1 ndaj Parmës në javën e fundit të kampionatit dhe ishte shpallur kampione.

Ajo do të ishte hera e fundit, që Roma do të festonte një titull në Itali.

Totti, Batistuta, Montella dhe Cafu mbahen mend si lavdia e fundit e Romës, ndërsa Juve ka vazhduar ritualin e titujve, 32 gjithsej.

Por ai brez që luajti me Juventus, në vitin 2001, të drejtuar nga Carlo Ancelotti, nuk u bë pjesë e historisë së klubit.

Megjithatë, ishte momenti kur këta futbollistë po bënin shkollën e karrierës, shkruan Telesport.

Tani, 14 nga 27 anëtarët e asaj skuadre janë trajnerë. Ka nga ata që kanë arritur majat, por edhe nga ata që vazhdojnë punojnë në skuadra pa lavdi, por vetëm për të vazhduar jetën mas topit.

Këta 14 trajnerët që kanë luajtur së bashku te Juventus i sezonit 2000-2001 janë: Alessio Tacchinardi, Zinedine Zidane, Antonio Conte, Igor Tudor, Filippo Inzaghi, Gianluca Zambrotta, Edgar Davids, Paolo Montero, Ciro Ferrara, Gianluca Pessotto, Michelangelo Rampulla, Marco Zanchi, Athirson, Juan Esnaider.