Juventusi s’merr më shumë se një barazim – Interi shënon pesë gola

Juventusi s’merr më shumë se një barazim – Interi shënon pesë gola

Juventusi nuk ka arritur të përfitojë plotësisht nga ndalesa e djeshme e Romës përballë Napolit, duke shtuar me vetëm një pikë diferencën e krijuar ndaj skuadrës së Spaletit.

Kryesuesit e Serisë A janë ndalur në barazim ndaj Udineses, rezultat që gjithsesi çoi në 8 pikë avantazhin me ndjekësit më të afërt.

Zapata u dha kryesimin e merituar vendasve në pjesën e parë, ndërsa Juventusi iu desh një gol i Bonuçi për të vendosur barazinë në minutën e 60 të takimit.

Mbrojtësi realizoi pas një goditje dënimi të Dybala, për të hapur sfidën edhe një herë. Por pavarësisht tentativave të kryesuesve të Serisë A, askush nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke mbyllur këtë duel me një barazim 1-1.

Ndërkaq, Interi vazhdon të fitojë terren në renditje ku ndjek Europën dhe sot ka treguar forcën e tij me një fitore bindëse 5-1 në fushën e Cagliarit.

Skuadra e Piolit harroi shpejt disfatën ndaj Romës duke marrë një rezultat shumë të mirë për të mbajtur në distancë të afërt skuadrat që ka më lart në klasifikim, në pritje të gabimeve të tyre. /Insajderi.com