Juventusi ka shënuar fitore të thellë në udhëtim, për të përfituar nga gabimi i Interit dhe për t’iu kundërpërgjigjur Napolit.
Skuadra kampione e Italisë, Juventus, ka shënuar fitore të thellë në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Ekipi i Allegrit mposhti me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim Bolognan.
Golat për ‘Biankonerët’ në këtë ndeshje i realizuan Pjanic, Mandzukic dhe Matuidi.
Juventus me këtë fitore është ngjitur në pozitën e dytë në renditje, ku ka 41 pikë pas 17 ndeshjeve – një më pak se lideri Napoli, dhe një më shumë se Interi i vendit të tretë. /Insajderi
https://www.youtube.com/watch?v=NTcZwdiTmPA
https://www.youtube.com/watch?v=bgFDMk3bksI
https://www.youtube.com/watch?v=jpTOlYtSxkQ