Juventusi prezanton logon e re

Juventusi prezanton logon e re

Zonja e vjetër, ka zbuluar një logo të re të klubit, në një ngjarje të zhvilluar në Milano, të hënën në mbrëmje.

Simboli i ri i skuadrës së Juventusit, u zbuluan në një ceremoni të veçantë, të udhëhequr nga presidenti bardhezi, Andrea Agnelli, në Muzeun e Shkencës dhe Teknologjisë.

Ajo do të bëhet logoja e re primare e klubit menjëherë, por nuk do të shfaqet në fanellat e lojtarëve deri në fillim të sezonit të ardhshëm, ka bërë të ditur Agnelli, shkruan Telesport.

“Ne jemi këtu për të paraqitur se cila do të jetë e ardhmja e Juventusit në vitet e ardhshme, ka thënë Agnelli, presidenti i Juventusit.

“Në mënyrë që klubi dhe skuadra të rritet, ne duhet të mbajmë ritmin fitues dhe të evoluojmë gjuhën tonë për të arritur objektiva të reja. Logoja e re përcakton një ndjenjë të përkatësisë dhe një stil që na lejon për të komunikuar në rrugën tonë”, ka shtuar Andrea Agnelli.