Juventusi afër transferimit të anëtarit të Sevillas

Juventusi flitet do ta paguajë klauzolën e mesfushorit të Sevillas, Steven N’Zonzi.

Juventusi afër transferimit të anëtarit të Sevillas

Sipas asaj që shkruan L’Equipe, N’Zonzi është objektivi numër një i Juventusit. Beppe Marotta dhe Fabio Paratici kanë filluar punën dhe pritet të ketë ofertë.

Klubi që fitoi Ligën e Evropës ka kërkuar që të vazhdojë kontratë me lojtarin duke ia rritur klauzolën nga ajo aktuale 30 milionë në 50 milionë.

Megjithatë gazeta shkruan se lojtarit i pëlqen kalimi te Juventusi. /Insajderi.com