Juventus me tjetër mungesë ndaj Napolit

Juventus me tjetër mungesë ndaj Napolit

Mario Mandzukic futbollisti tjetër i Juventusit qw është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm të luaj ndaj Napolit të dielën, pasi edhe ai u kthye nga detyra ndërkombëtare me një dëmtim.

Sipas raporteve të Sky Sport Italia, Mandzukic po vuan nga një inflamacion në gjurin e tij të majtë.

Ai ka luajtur për Kroacinë këtë javë dhe u kthye në gjendje të keqe, kështu që mediat italiane pretendojnë se ka shumë gjasa se ai do të humbasë ndeshjen e madhe.

Kjo është një goditje e vërtetë për Juventusin, i cili humbi Marko Pjaca për pjesën tjetër të sezonit, pasi ai dëmtoi ligamentet në gju në detyrë ndërkombëtare me Kroacinë.

Pjaca ka vizituar klinikën Villa Stuart sot për më shumë teste dhe që do të konstatojë gjatësinë e mungesë të tij, e cili pritet të jetë rreth gjashtë muaj.

Ndërsa, Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado janë kthyer vetëm sot në kampin e trajnimit, pasi udhëtuan larg nga Amerika e Jugut./Insajderi.com