Juventusi kërkon t’i shes përfundimisht Simone Zazan dhe Kingsley Comanin që të bëjë para për ta blerë Alexis Sanchezin.
Coman aktualisht është si huazim te Bayern Munich për 8 milionë euro, ndërsa nëse gjermanët duan ta blejnë, duhet të paguajnë edhe 20 milionë euro tjera.
Çmimi i njëjtë është edhe për Zazan që është huazuar te Valencia.
Juve do të siguronte 40 milionë euro për lojtarin e preferuar me shitjen e këtyre dy lojtarëve.
Sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër është duke tentuar që t’i shes sa më shpejtë për të siguruara para për Sanchezin që mbetet prioriteti numër një i klubit.
Sanchez aktualisht është një prej top shënuesve të Ligës Premier së bashku me Harry Kane e Romelu Lukaku që kanë nga 17 gola.
Lojtarit kontrata i skadon në qershor të vitit 2018 dhe Arsenali ose duhet të rinovojë me të ose ta lëshoj si të lirë pas një viti.
Të interesuar për shërbimet e kilianit janë edhe Atletico Madrid, Sevilla e Inter./Insajderi.com