Juventusi është duke e vëzhguar sulmuesin ri të Baselit, Dimitri Oberlin.
Calciomercato.com ka zbuluar se drejtuesit e Juvetnusit janë duke e vëzhguar sulmuesin e ri të Baselit, Dimitri Oberlin.
Oberlin, i cili është i huazuar në Basel nga Red Bull Salzburg, është duke shkëlqyer me ekipi zviceran.
Përveç Juventusit, interesim për 20 vjeçarin ka shfaqur edhe kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid.
Oberlin, i cili është me nënshtetësi zvicerane, më herët ka qenë pjesë e skuadrave si: Zurich, FC Liefering dhe SC Rheindorf Altach. /Express/