Juventus pajtohet ta shesë yllin e skuadrës në janar

Juventus pajtohet ta shesë yllin e skuadrës në janar

Juventusi mund ta shesë Alex Sandron te Chelsea apo Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit, dhe më pas t’i shpenzojë 20 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Romës, Emerson Palmieri.

Mediat italiane veçse shkruan dje se ai do të shitet në verë, por sot e përditshmja “La Stampa” raporton se situata është duke lëvizur përpara me shpejtësi, transmeton Express.

Gazeta nga Torino insiston se Alex Sandro mund të shitet në Premier Ligë gjatë janarit për shumën 60 milionë euro.

Sandro ka vuajtur nga një formë e dobët këtë sezon dhe mund të mos përshtatet në taktikat e reja të Max Allegrit.