Juventus mposht Milanin mes polemikave [video]

Juventus mposht Milanin mes polemikave [video]

Një gol i Paolo Dybalas nga penalltia në minutën e fundit të ndeshjes i ka siguruar fitoren Juventusit ndaj Milanit, në sfidën derbi të kësaj xhiroje të futbollit italian të zhvilluar në Torino.

Golin e parë e shënoi Juventus me golin e qendërmbrojtësit Mehdi Benatia, ndërsa Milan u kundërpërgjigj me golin e sulmuesit Carlos Bacca.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në minutën e 95 u akordua penallti për Juventusin, të cilën në gol e konkretizoi Dybala.

Futbollistët e Milanit protestuan tek gjyqtari i pestë, i cili qëndronte prapa portës, duke shkaktuar edhe polemika me futbollistët vendas. Gjithsesi, vendimi i arbitrit mbeti i pandryshuar.

Portieri i Milanit Donnarumma ishte njëri nga lojtarët më të dalluar në fushën e lojës. Ai priti plot 10 goditje të futbollistëve të Juventusit.

Pas kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e parë me 70 pikë, ndërsa Milan mbetet në vendin e shtatë me 50 pikë. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5eh0lw_paolo-dybala-goal-2-1-juventus-vs-milan_auto