Juventus “gropos” Interin

Juventus “gropos” Interin

Derbi i Italisë numër 166-të është fituar nga Juventus. Bardhezinjtë kanë mposhtur zikaltrit me rezultatin 1-0, duke siguruar fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fundit të luajtura në Serinë A (16 fitore, 1 barazim) dhe tani kryesojnë kampionatin me një diferencë prej katër pikësh ndaj skuadrës së Napoli-t, që do të luajë nesër në mbrëmje në fushën e vështirë të Fiorentina-s. I vetmi lajm i keq për torinezët ka qenë dëmtimi i Chiellini-t në pjesën e parë të ndeshjes. Ndërkohë, Inter ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në transfertë (nuk fiton që nga 6 janari larg “San Siro”-s) dhe ka humbur terren në garën për vendin e tretë, që tani është pesë pikë larg. (Telesport.al)