Juve ka dy kushte për Milanin nëse e duan Bonuccin

Juve ka dy kushte për Milanin nëse e duan Bonuccin

Milani e ka shumë seriozisht për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, aq sa është gati të bëjë një zhytje spektakolare në detin e merkatos së verës.

Bisedimet ndërmjet kuqezinjve dhe agjentit të lojtarit po vazhdojnë me ritëm të shpejtë dhe kjo veçse shton shanset që transferimi të ndodhë.

Sipas asaj që shkruan gazetari Gianluca Di Marzio, kërkesat e kampionëve të Italisë janë të qarta. “Zonja e vjetër” do 40 milionë euro (të panegociueshme) në dorë dhe kartonin e mbrojtësit anësor Mattia De Sciglio.

Ky do të ishte një shkëmbim italianësh, i cili ndoshta do të acaronte më shumë tifozët e Juventusit, duke menduar që De Sciglio, gjithsesi, nuk është një lojtar absolutisht titullar i “Djallit”.

Bardhezinjtë i bie të heqin dorë nga një lider i mbrojtjes, por në fundin e karrierës, shkruan telesprot.

Topi tani i kalon Milanit, i cili duket se ka rënë dakord me propozimin e Juventusit. Bonucci, në fakt, ka pasur oferta të majme nga Manchester City, Paris Saint-German dhe Chelsea, por ndoshta e josh projekti i madh që po merr formë në Milano. Këtu nuk ka ndonjë çudi, sepse Serie A i nxit më shumë italianët.