Juristët e rinj nga jugu dhe veriu i Mitrovicës vizituan Gjykatën e Apelit

Juristët e rinj nga jugu dhe veriu i Mitrovicës vizituan Gjykatën e Apelit

Një grup prej 40 studentesh të drejtësisë nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, kanë vizituar Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Juristet e rinj janë pritur nga nënkryetari i gjykatës  Dr. Hashim Qollaku dhe gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda Dr. Driton Muharremi.

Qollaku njoftoj studentët mënyrën se si funksionon sistemi gjyqësorë në veçanti struktura organizative e Gjykatës së Apelit. Ndërkaq gjyqtari Muharremi, u  fokusua më shumë në procedurat që zhvillohen brenda gjykatës dhe mënyrën  e vendimmarrjes.

Ky organizim u bë i mundur falë projektit të OSCE-së “Përkrahja për përfshirjen e komuniteteve jo shqiptare ne institucionet e Kosovës”, projekt ky i mbështetur nga Ambasada e Britanisë se Madhe ne Kosovë./Insajderi.com