Jurgen Gjasula shënon, Furthi mjaftohet me barazim

Jurgen Gjasula shënon, Furthi mjaftohet me barazim

Futbollisti shqiptar Jurgen Gjasula ka shënuar një gol në barazimin e skuadrës së tij Greuther Furth ndaj Duisburgut në Budesliga 2.

Shqiptari nga Tirana shënoi në minutën e 67’ të takimit për t’i dhuruar një pikë skuadrës së tij, pasi më parë gjendej në disavantazh.

Përpos Gjasulës për Greuther Furthin u paraqit edhe sulmuesi kosovar por që mbron ngjyrat e Reprezentacionit të Norvegjisë, Veton Berisha.

Furthi nuk ka ambicia këtë sezon për të dalë më lartë në tabelë por nuk rrezikon të bie nga kategoria, sepse gjendet në vendin e 10-të me 29 pikë.