“Jurassic Park” me robotë

“Jurassic Park” me robotë

Filmi “Jurassic Park” i Steven Spielberg së shpejti mund të shndërrohet në realitet, pasi kompania japoneze “On-Art” zbuloi dinozaurët robotë më të mëdhenj në botë.

Tiranozaurus Rex, kafsha më e famshme e prehistorisë, ishte i pari që doli nga mjegulla në sallën e prezantimit dhe shkoi drejt publikut në një shfaqje të organizuar mjaft bukur nga kompania në Tokio.

Roboti drejtohet nga një pajisje që gjendet brenda tij dhe në shfaqje simuloi sulme ndaj njerëzve. Atij ju bashkuan edhe lloje të tjera dinozaurësh, ndërsa kompania tregoi ambicien e saj për të krijuar një park kolosal dinozaurësh robotë, ku njerëzit mund t’i vizitojnë këto kafshë të zhdukura prej miliona vitesh.

Robotët kolosalë peshojnë vetëm 38 kilogramë dhe për ndërtimin e tyre janë përdorur fibra karboni. Inxhinierët përgjegjës thanë se kishin studiuar fosile dinozaurësh dhe strukturën muskulore të këtyre kafshëve për t’i bërë sa më realë.

Meqë dinozaurët robotë drejtohen nga një pajisje brenda tyre, ato quhen edhe kostume mekanike. Aktualisht në Japoni ekzistojnë 12 të tillë që përdoren në evenimente të ndryshme