Judah: Hashim Thaçi kurrë s’ka qenë më i dobët  

Judah: Hashim Thaçi kurrë s’ka qenë më i dobët  

Analisti dhe gazetari britanik Tim Judah ka vlerësuar se bisedimet e Beogradit dhe të Prishtinës kanë “rënë  në problem të madh“, porse dialogu nuk ka vdekur veçse është në koma.

Ai, në një intervistë për gazetën beogradase ‘blic” ka thënë se që nga nënshkrimi i marrëveshjeve në vitin 2015, nga katër gjëra, vetëm njëra (numri thirrës për Kosovën), është zbatuar.

Megjithëkëtë, gjatë kësaj kohe ndryshuar edhe konteksti politik, thekson ai.

Ai ka vlerësuar se nga pala serbe Aleksandar Vuçiq kurrë s’ka qenë më i fortë, ndërsa Hashim Thaçi asnjëherë s’ka qenë më dobët.

Judah thekson se dobësi  e Thaçit do të thotë se ai do ta ketë të vështirë që pa përkrahej të Parlamentit t’i  zbatojë  marrëveshjet që janë arritur në Bruksel.

Ata po thonë se po punojnë në fazën e re të dialogut, por në esencë ne s’e dimë se çfarë do të thotë kjo, ka thënë ai.

Megjithatë, nuk pajtohem me kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti se dialogu është i vdekur, por ai përfundimisht është në koma, ka theksuar ai, përcjell koha.net

Nesër në Bruksel kryetari i Kosovës i Hashim Thaçi dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, takohen me përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini.