“Ju lutemi mos ejani me funde të shkurtër e bluza të hapura në Gjykatë”

“Ju lutemi mos ejani me funde të shkurtër e bluza të hapura në Gjykatë”

Gjykata Themelore e Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka bërë thirrje te qytetarët që të respektohet kodi i veshjes brenda në gjykatë, gjatë sezonit veror.

“Qytetarë të nderuar, luteni ta respektoni kodin e veshjes të Gjykatës Themelore në Prizren, gjatë sezonit veror. Në të kundërtën, nuk do të lejoheni të hyni brenda në Gjykatë!”, thuhet në komunikatë.