“Ju doni ta njihni Kosovën dhe u larguat kur Serbia u bombardua”

“Ju doni ta njihni Kosovën dhe u larguat kur Serbia u bombardua”

Kryediplomati serb Ivica Daçiq, ka akuzuar tre kandidatët për president të Serbisë Vuk Jeremiq, Nenad Canak dhe Sasha Jankoviq se dëshirojnë ta njohin Kosovën, raporton N1 Info.

Në një tubim të mbajtur në Arangjelovac të Serbisë, në mbështetje të kandidatit për president të Serbisë Aleksandar Vuçiq, Daçiq deklaroi se këta tre kandidatë kishin ikur nga Serbia gjatë bombardimeve të NATO-s.

“Vota për ta është një votë për Tadiçin, Sutanovaçin, Zoran Zivkoviqin, për grabitjen e pas 5 tetorit. Ata duan të njohin Kosovën, ata thonë se ne jemi fajëtor për bombardimet e vitit 1999, të njëjtët njerëz të cilët në vitin 1999 u larguan nga vendi dhe nga jashtë bën fushatë për bombardimin e Serbisë”, tha Daçiq. /Insajderi.com