Iku me not nga Shqipëria...

25.11.2017 09:20

Josipoviq: Serbia nuk mund të hyjë në BE, pa njohjen e Kosovës

25.11.2017 09:00
Josipoviq: Serbia nuk mund të hyjë në BE, pa njohjen e Kosovës

Ish-presidenti kroat, Ivo Josipoviq ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.

Josipoviq në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ka folur për marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Kroacisë, por edhë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

“Hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën do të thoshte se Kosova kurrë nuk do të anëtarësohej në BE. Një zvogëlim i tillë i projektit të një Evrope të bashkuar, për shumicën e anëtarëve të tanishëm të BE-së është i pranueshëm”, tha ai, duke shtuar se ai shpreson se të dy vendet sa më shpejt të jetë e mundur do të hyjnë në BE.