Joshua tregon nëse do të ndeshet me Furyn, Parkerin dhe Wilderin gjatë 2018-ës

Joshua tregon nëse do të ndeshet me Furyn, Parkerin dhe Wilderin gjatë 2018-ës

Britaniku Anthony Joshua ka përjashtuar mundësinë që të ndeshet me tre boksierët e kategorisë së rëndë: Deontay Wilder, Joseph Parker dhe Tyson Fury përgjatë një viti kalendarik.

“Unë përpiqem të jem profesional, por mos harroni se ky është një sport luftarak dhe ju gjatë përballjeve keni ndeshje të vështira”, tha Joshua për kundërshtarët që mund ti ketë vitin tjetër, si: Joseph Parker dhe Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Joshua gjithashtu tha se “nuk ka gjasa” të përballet me të tre kundërshtarët në vitin 2018.

Pastaj, ai kritikoi të tre boksierët që i ka kundërshtarë në kategorinë e peshës së rëndë.

“Unë nuk jam një nga këta qen që qëndrojnë në kopsht duke lehur për orë të tëra, duke bërë zhurmë deri para përballjes”, tha Joshua për ESPN.

“Deontay Wilder është një emër i mundshëm, ai është padyshim një kundërshtar i mundshëm për 2018”, tha Joshua. /Insajderi.com