Joshua-Pulev vendos rekordin e parë brenda 24 orësh

13.09.2017 16:05
Joshua-Pulev vendos rekordin e parë brenda 24 orësh

Vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit se Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshat e rënda ndaj Kubrat Pulev ka ardhur lajmi tjetër se 70 mijë biletat e kësaj sfide, që do të zhvillohet më 28 tetor në Kardif, janë shitur.

Kjo përballje do të zhvillohet në “Principality Stadium”, aty ku pak muaj më parë u zhvillua finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Juventus.

Biletat e kësaj sfide janë shitur në një kohë rekord, brenda 24 orësh nga dalja e tyre në treg (në biletari dhe on-line), pasi asnjë ndeshje tjetër boksi nuk ka shitur në një kohë kaq të shkurtër një numër kaq të madh biletash.

Një përballje ky Joshua shihet si favorit ndaj bullgarit Pulev, në kërkim të fitores së tij të 20-të. Në këtë sfidë, boksieri britanik do të mbrojë titujt kampionë bote të kategorisë IBF dhe WBA në peshat e rënda.

Pulev ka vetëm një humbje në 26 duelet e atij, atë ndaj Wladimir Klitschko në vitin 2014, boksier të cilin Joshua e mundi pak muaj më parë, në një përballje ekipi përballë 90 mijë shikuesve, në “Wembley” të Londrës, shkruan Telesport.

“Ky lajm është i rëndësishëm për ne, është tregues i mbështetjes së madhe që Joshua ka nga fansat e tij këtu në Britaninë e Madhe, një sukses i garantuar i famës që ai ka. Dhe ne u premtojmë fansave një përballje të madhe, me Joshua fitues, për t’i përshëndetur për këtë mbështetje të madhe që po na japin”, tha Eddie Hearn, promotori i Joshua dhe organizator i këtij eventi.