Joshua pranon të duelojë në kafaz dhe beson te fitorja e Mayweather

Joshua pranon të duelojë në kafaz dhe beson te fitorja e Mayweather

Boksieri britanik Anthony Joshua ka deklaruar sot se në të ardhmen është gati të bëjë një kalim nga ringu në kafaz, për të kaluar nga boksi në artet marciale mikse. Kampioni i botës në peshat e rënda në kategoritë IBF dhe WBA, është në pritje për të mësuar emrin e rivalit të ardhshëm, por gjasat janë që bullgari Kubrat Pulev të jetë sfidanti. Joshua mund të ngjitet në ring me 28 tetor ose 11 nëntor për të mbrojtur titujt kampionë bote, por ndërkohë që pret me padurim edhe sfidën e 26 gushtit mes Floyd Mayweather e Conor McGregor. Britaniku nuk do të jetë këtë fundjavë në Las Vegas për të parë sfidën, pasi do të nisë përgatitjet për rikthimin në ring.

Mayweather dhe McGregor gjate konferencave per shtyp

Sfida McGregor-Mayweather ka për të qenë një përballje e madhe. Unë nuk jam një sportist i MMA-së dhe nuk i njoh rregullat e këtij sporti dhe në një përballje të tillë, aktualisht do të mundesha. Sportistët e arteve marciale mikse kalojnë shumë kohë për të mësuar stilet e shumë disiplinave, ndërsa unë ndihem komod vetëm nëse boksoj”, thotë Joshua, që është gati për një sfidë në kafaz. “Për mua nuk do të jetë një problem i madh edhe pse shumica e boksierëve që kanë kaluar nga ringu në kafaz kanë dështuar”, tha më tej Joshua, që ka pushuar ditët e fundit dhe beson se McGregor do ta humbasë sfidën ndaj mikut të tij Mayweather.

Joshua ne Las Vegas, ne kampin stervitor te Mayweather

Irlandezi po luan në territorin e Floyd, aty ku Conor nuk mund të fitojë. Unë nuk mendoj se Mayweather u rikthye në ring për parà, ai nuk ka nevojë. Ai u rikthye pasi njerëzit dëshironin ta shihnin një përballje të tillë, mes dy kampionësh në sportet luftarake. Ishin fansat ata që e deshën dhe diktuan këtë përballje dhe tani do të kenë shansin ta shohin atë”, tha Anthony Joshua, që pranon se në të ardhmen ka dëshirë të kalojë në UFC. “Unë mund të mësoj shumë, të stërvitem dhe të fitoj në kafaz ashtu si në ring. Më duhet më shumë organizim, disiplinë dhe dëshirë për t’ia dalë mbanë edhe në këtë sport të ri”, tha Joshua. /telesport.al