Joshua i kundërpërgjigjet ‘bishës’: Do ta ha Wilderin

Joshua i kundërpërgjigjet ‘bishës’: Do ta ha Wilderin

Një përplasje për titull botëror mes Wilder dhe Joshua, dy boksierëve ‘shkatërrues’ po planifikohet për vitin e ardhshëm.

Wilder mposhti me nokaut qysh në raundin e parë, Bermane Stiverne, dhe menjëherë pas meçit i kërkoi luftë kampionit të botës, Joshua.

Por ky i fundit i është kundërpërgjigjur shpejt.

Agjenti i britanikut, Eddie Heran thotë se boksieri i tij (Joshua) është zotuar se ‘do ta ha’ Wilderin, dhe se kjo luftë do të zhvillohet në vitin 2018.

Sipas tij, oferta e promotorit, Eddie Hearn që ai të luftojë së pari me boksierin Dyllan White nuk qëndron, pasi sipas tij, mbreti nuk i lufton pasuesit e mbretërve, por mbreti i lufton mbretërit.

“Kam shumë frustrim. Karriera ime ka qenë e çmendur. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri. Unë e di që jam më i miri. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri”.

“Unë e pres këtë luftë një kohë të gjatë. Më dëgjo Anthony Joshua. Unë të shpalli luftë. Unë ka kohë që të pres. Që një kohë të gjatë të pres. Unë e di se jam kampioni e di se jam më i miri. A je gati të më sfidosh?”, ka thënë Wilder pas meçit që pati mbrëmë./Gazeta Metro/