Joshua e gjen kundërshtarin e radhës, mund të ndeshet në mars të 2018-tës

Joshua e gjen kundërshtarin e radhës, mund të ndeshet në mars të 2018-tës

Anthony Joshua duket se ka gjetur përfundimisht kundërshtarin e tij të radhës, me të cilin mund të përballet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kampioni i peshave të rënda në WBA e IBF, Anthony Joshua, ka treguar se kush mund të jetë kundërshtari i mundshëm i tij, raporton BBC Sport, përcjell Insajderi

Gjatë dhënies së çmimeve për personalitetet e vitit në sport nga BBC, Joshua i tregoi prezantuesit Gary Lineker se kush mund të jetë kundërshtari i ri.

Joshua ka thënë se pret që të përballet me mbajtësin e titullit të WBO, Joseph Parker, në meçin e tij të radhës.

Sipas Joshua, ky meç mund të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm, në muajin mars ose prill.

Parker është boksier 25-vjeçar nga Zelanda e Re, i cili mban titullin e WBO.

“Joseph Parker është një mundësi reale kur bëhet fjalë për negociatat dhe kohën kur ai do të boksojë”, tha Joshua.

“Ky është një meç që mund të ndodhë dikur në mars apo prill”, tha britaniku 28-vjeçar, gjatë dhënies së çmimeve nga BBC.

Joshua së fundmi mbrojti titujt e tij në Cardiff kur mposhti Carlos Takamin në muajin tetor, derisa tani mban edhe titullin e IBO.

Fituesi i duelit të mundshëm Joshua – Parker, do të marrë tre titujt e mëdhenj: ata të WBA, IBF dhe WBO. /Insajderi