Joseph: SHBA nuk mund t’ia nënkontraktojë problemin e Kosovës Bashkimit Evropian

Joseph: SHBA nuk mund t’ia nënkontraktojë problemin e Kosovës Bashkimit Evropian

Çështja e veriut nuk mund të zgjidhet me këtë dialog. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

“Mendoj se dialogu është i dobishëm për çështje të nivelit më të ulët, për çështje teknike, por jo për zgjidhjen e çështjeve serioze, praktike, politike midis Kosovës dhe Serbisë. Bëjmë shaka me veten kur mendojmë se dialogu po ndodh dhe nuk duhet të brengosemi për marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit. Kjo nuk është mirë”, ka thënë Joseph.

Sipas tij, çështja e veriut nuk mund të zgjidhet me këtë dialog.

“Është një çështje strategjike për Kosovën dhe mund të zgjidhet vetëm në kontekst të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. Për këtë duhet përfshirja aktive e Shteteve të Bashkuara. SHBA nuk mund t’ia nënkontraktojë problemin e Kosovës Bashkimit Evropian dhe të presë nga BE-ja të dalë me zgjidhje për veriun”, ka thënë Joseph.