Jordania ekzekuton 15 të burgosur

04.03.2017 14:34
Jordania ekzekuton 15 të burgosur

Në Jordani të shtunën janë vrarur 15 të burgosur, ka njoftuar ministri i Informacionit, Mahmud al-Momani.

Dhjetë nga personat që varur, ishin dënuar për akuza në lidhje me terrorizëm dhe pesë të tjerë për krime “monstruoze”, duke përfshirë përdhunimin, u ka thënë gazetarëve, ministri Momani.

Mbreti Abdullah II, kishte thënë në vitin 2005 se Jordani do të bëhet shteti i parë në Lindjen e Mesme, që do të ndalojë dënimet me vdekje.

Sidoqoftë, pas rritjes së numrit të krimeve, në dhjetorin e vitit 2014, Jordania dënoi me varje 11 burra, të cilët ishin gjetur fajtorë për vrrasje.

Këto veprime u kritikuan nga grupet për të drejtat e njeriut.