Jordan Henderson “bombardon” portën e Chelseat

Mesfushori i Liverpoolit Jordan Henderson ka shënuar një super gol në sfidën derbi të kësaj jave në Premier Ligë, ndaj Chelseat.

Jordan Henderson “bombardon” portën e Chelseat

Ish-mesfushori i Sunderlandit shënoi në minutën e 36-të të takimit, pasi pranoi një top të larguar nga mbrojtja e skuadrës së Chelseat dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga rreth 30 metra largësi.

Pas pjesës së parë të takimit, Liverpooli është duke mposhtur Chelsean me rezultat 2-0 në “Stamford Bridge”. /Insajderi.com