“Jom tu u marrë me shaolinat” – Dj Blunt tregon se a është therrur me thikë

“Jom tu u marrë me shaolinat” – Dj Blunt tregon se a është therrur me thikë

Dj Blunt i ka mohuar lajmet e publikuara sot, se ai është therrur me thikë pas një zënke me disa persona.

I kontaktuar nga Insajderi, Blunt ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur për shkak të një shokut të tij. Ai pranon se ka qenë i përfshirë në një zënkë me disa persona, por thotë se ka qenë duke i ndihmuar një shoku të tij.

“Jo bre nuk është e vërtetë hiç, që jam therrur me thikë. Unë jam tu u marrë me klipin më të ri që e kemi publikuar sot, të quajtur “Dubai”. Ajo ngjarje që u raportu ka qenë e natyrës së një problemi që një shok i imi e ka pas me disa persona. Unë vetëm e kam ndihmuar atë. Kurgjë më shumë.”, ka thënë Blunt për Gazetë Online Insajderi.

Ai ka shtuar se aktualisht gjendet në shtëpi duke pushuar.

“Për momentin jam në shtëpi. Po pushoj. Po merrna me shaoolinat e mi”, ka përfunduar Blunt./Insajderi.com