Aktorja dhe regjisorja e famshme, Angelina Jolie, ka rrëfyer për herë të parë pse ajo zgjodhi profesionin e aktores.
Ajo ka thënë se nuk ka pasur qëllim të bëhet aktore, por tha se kësaj rruge i ka hyrë për të paguar borxhet e nënës së saj Marchelien Bertrand.
“E bëra për ta ndihmuar nënën për ta paguar tatimin dhe faturat e shtëpisë”, ka thënë Jolie në një intervistë për mediet amerikane.