Jolie dhe Pitt finalizojnë ndarjen në formë private

Jolie dhe Pitt finalizojnë ndarjen në formë private

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur marrëveshje për finalizimin e shkurorëzimit në formë private dhe do të punojnë së bashku në ribashkimin e familjes, kanë njoftuar aktorët me një komunikatë të përbashkët.

Në deklaratën e tyre thuhet se gjitha detajet e shkurorëzimit do të mbesin të fshehta duke përdorur një gjykatës privat, shkruan “The Guardian”, raporton Insajderi.

“Palët kanë nënshkruar marrëveshje për të ruajtur privatësinë e fëmijëve dhe familjes, duke mbajtur konfidenciale të gjitha dokumentet gjyqësore”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e tyre.