E mori kancerin nga pudra Johnson&Johnson

22.08.2017 11:48
E mori kancerin nga pudra Johnson&Johnson

Një juri e Gjykatës së Kalifornisë ka urdhëruar kompaninë Johnson&Johnson që të paguajë 417 milion dollarë dëmshpërblim, pasi një grua pretendon se ajo mori kancerin ovarian pas përdorimit të produkteve të bazuara në pudër të kësaj kompanie.

 

Ky rast ishte vetëm një nga mijëra padi të sjella në mbarë vendin, duke pretenduar se kompania nuk arriti të paralajmërojë konsumatorët për rrezikun e kancerit nga pudra në produktet e saj.

 

Eva Echeverria e paraqiti padinë në korrik të vitit të kaluar, tha një përfaqësues i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelos për AFP.

 

Echeverria, 63 vjeç, e mori sëmundjen pas dekadash të përdorimit të pluhurave me bazë pudre Johnson & Johnson për higjienën femërore.