Johannes Hahn do ta fillojë fushatën e re për resurse njerëzore në Shkup

Johannes Hahn do ta fillojë fushatën e re për resurse njerëzore në Shkup

Eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn sot në Shkup do ta fillojë fushatën e re “Besojmë në ty, investojmë në ty, BE për ty”, e cila ka të bëjë me tre sektorët mbështetës: punësim, arsim dhe inkluzion social, të financuara nga IPA programi operativ për resurse njerëzore 2017-2023.

Në kuadër të fushatës, Hahn do ta vizitojë Agjencinë për Punësim, do të shëtisë me autobusin e BE-së dhe do t’ju drejtohet shfrytëzuesve në kuadër të projektit “Mbështetje për punësimin e të rinjve” të zbatuar nga Agjencia për Punësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimi i fushatës do të shënohet në Info qendrën e BE-së, ku përveç Hahn, parashihen fjalime të ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, zv.kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe të Financave, Dragan Tevdovski.