Johannes Hahn sot viziton Serbinë

Johannes Hahn sot viziton Serbinë

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn sot dhe nesër do të qëndroj për vizitë në Beograd.

Gjatë qëndrimit në Serbi, zyrtari evropian do të takohet me kryeministrin Aleksandar Vuçiq si dhe përbërjen e re të Qeverisë së atjeshme.

Qëllimi i vizitës është diskutimi i hapave të mëtutjeshëm në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian si dhe ofrimi i mbështetjes së Komisionerit Evropian programin e reformave të BE-së  dhe procesin e integrimit evropian të Serbisë, thuhet në një njoftim të delegacionit të BE-së në Serbi, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

“E pres me padurim  takimin me shefin e ekzekutivit Aleksandar Vuçiq dhe ministrat e qeverisë së re, e cila ka shprehur përkushtimin e saj për të vazhduar programin ambicioz të reformave si dhe procesin e integrimit evropian. Dua t’ju siguroj edhe një herë se Serbia ka mbështetjen e Bashkimit Evropian në çdo hap përgjatë rrugës”, ka thënë Hahn në prag të udhëtimit për në Serbi.