Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo ka udhëtuar për në Manchester për të finalizuar marrëveshjen me Cityn, duke bërë kështu që e ardhmja e Joe Hart në ekip të vihet edhe më në dyshim.
I pyetur nga mediat për transferimin e Bravoc, trajneri Pep Guardiola nuk ka refuzuar të pranojë se kjo pritet të ndodhë shumë shpejt, shkruan Sky Sport.
“Nuk mund të mohoj atë çfarë tashmë të gjithë e dinë,” ka thënë ai.
Në anën tjetër, raportohet se Barcelona ka arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, Jasper Cillesen./Insajderi.com