Jim Carrey në gjyq për vdekjen e Cathriona White

Ndaj aktorit të njohur për filmat e tij komik, Jim Carrey, janë ngritur akuzat se, duke përdorur një emër të rrem, i ka siguruar substanca të palejuara të dashurës së tij, Cathriona White, e cila u gjet e pajetë si pasojë e një mbidoze vitin e kaluar, njofton BBC.

Jim Carrey në gjyq për vdekjen e Cathriona White

Mark Burton, ish-burri i White, ka deklaruar se aktori ka shfrytëzuar famën dhe pasurinë e tij për të siguruar ato substanca. Sipas palës paditëse, Jim Carrey, është përpjekur të fshehë përfshirjen e tij në këtë çështje.

Aktori nuk ka dhënë ende asnjë koment rreth kësaj çështjeje. Por sipas raportimeve të BBC, Carrey dhe White ishin ndarë pak ditë para se kjo e fundit të gjendej e pajetë./Insajderi.com